29 Mars 2024

Arrestohet Haxhi Hoti, pasi kërcënoj liderin e LVV-së, Albin Kurti

Prishtinë, 29 dhjetor - Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hotiështë arrestuar si pasojë e kërcënimit të tij ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prishtinë e cila ka njoftuar opinion se, pas informacionit të publikuar në rrjete sociale, të personit me inicialet H.H., ka ndërmarrë veprime përkatëse hetimore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, personi në fjalë është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme.  

Edhe Policia e Kosovës bërë të ditur së ka trajtuar informacionin e publikuar ne rrjete sociale dhe sipas deryrës zyrtare ka ndërmarr veprimet konform autorizimeve ligjore duke trajtuar rastin si ‘shtytje në vrasje’.

"Të gjitha veprimet janë ndërmarr në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, personi i dyshuar eshte kerkuar dhe nuk eshte gjet ne shtepi, te njejtit i eshte lene ftesa per paraqitje te menjehershme ne polici dhe jane njoftuar te gjitha njesitet policore se kudo qe takohet i njejti te arrestohet. I dyshuari pas paraiqtjes ne polici me urdher te prokurorit eshte derguar ne mbajtje per 48 ore per procedura te metejme”, ka thënë Policia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)