28 Mars 2024

Arrestohet dasmori pasi shkrep fishekë në dasmë

Suharekë, 18 gusht - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pak pas mesnate, policia e Suharekës e ka arrestuar një të dyshuar me mbiemër Kadriaj i cili në cilësi të dasmorit ka shkrepur disa fishekë në ajër me pistoletë me gaz në ambientet e restorantit “Pikon” në Shirokë të Suharekës.

Nga krismat e pistoletës një dasmor ka pësuar tronditje në shqisat e dëgjimit me ç ‘rast ka kërkuar ndihmë mjekësore në Urgjencën e Shtëpisë së Shëndetit në Suharekë e më pas i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim të specializuar.

Gjatë hetimit të rastit, policia e ka sekuestruar një pistoletë me gaz të llojit “Ekol Jacal Dual” e kalibrit 9mm. Pas intervistës, në konsultim me prokurorin e shtetit është vendosur që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit policor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)