13 Nëntor 2019

Arrestohen tre të dyshuar për veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim

Prishtinë, 17 tetor - Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Prizren, në fillim të qershorit të këtij viti, ka pranuar informatën lidhur me dyshimet për përfshirjen e disa të dyshuarve në veprimtari penale.

Pas fazës së hetimit fillestar hetuesit policorë kanë siguruar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren për zbatim të masave të fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit.

Gjatë zbatimit të masave dhe veprimeve hetimore janë siguruar dëshmi të mjaftueshme se të dyshuarit janë të përfshirë në kryerjen e dy veprave penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’.

Të dyshuarit në periudha të ndryshme kohore, duke filluar nga viti 2014, dyshohet se kanë përfituar duke ofruar fajde në shumën prej 33 500 (tridhjetë e tre mijë e pesëqind) euro ndaj tre ankuesve dhe nga fajdeja kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme njëzet mijë (20 000) euro dhe 8.8 ari tokë me vlerë rreth 80 000 (tetëdhjetë mijë) euro.

Mbi bazën e këtyre dyshimeve, më 17.10.2019 është zbatuar urdhëresa e Gjykatës Themelore Prizren për urdhër-kontroll, ku janë kontrolluar tri shtëpi dhe dy lokale përcjellëse, pronë e tre të dyshuarve.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë: S. M. lindur me 1970; B. M. lindur me 1981; B. M. lindur me 1966.

Gjatë kontrollit në cilësi të dëshmive janë gjetur dhe janë sekuestruar: gjashtëmbëdhjetë (16) dokumente/kontrata mbi shitblerjen e pronave dhe automjeteve; tre mijë e tetëqind e pesëdhjetë (3850) euro; një telefon mobil.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari i parë është ndaluar për 48 orë, ndërsa po vazhdohet me hetime për të grumbulluar dëshmi relevante edhe për dy të dyshuarit e tjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 nëntor 2019

- Save the Children në bashkëpunim me Minstrinë e Arsimit dhe Institutin Pedagogjik organizojnë konferencën ndërkombëtare ‘Fuqizimi i Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijërinë e Hershme’ që ka për qëllim të ofrojë mundësi për hartuesit e politikave, ofruesit e shërbimeve, përfaqësuesit nga akademia dhe akterë të tjerë, për t’u informuar dhe ndarë praktikat më të mira mbi rëndësinë e investimeve në kujdesin dhe zhvillimin e fëmijërisë së hershme. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit lidhur me dy projekte të mëdha të Ministrisë së Infrastrukturës siç janë, rehabilitimi i rrugës Prishtinë - Pejë dhe Prishtinë - Mitrovicë ku edhe do të bëhet edhe publikimi i hulumtimit mbi arsyet e vonesave në punime në këto dy rrugë, i titulluar “Rrugë pa fund”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Organizata "Voice of Roma, Ashkali and Egyptians" VoRAE organizon Festivalin Multikulturorë i pari i këtij lloji në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Roli i vendimeve të Gjykatës Supreme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit: Një thirrje për disiplinim të gjyqtarëve që marrin vendime të kundërligjshme”. (Qendra e konferencave Orion, ora 10:30)

- Në kuadër të fushatës “Jo drogë tek të rinjtë”, Task Forca Anti Drogë tek të rinjtë dhe siguri në Shkolla do të organizoj pritje për student, ku do të shfaqin prezantimet me njohurit e tyre lidhur me narkotikët, si dhe do të bashkëbisedojnë me Shefin e Task Forcës Anti Drogë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 11:00) 

- Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prizrenti, Visar Shehu, do të mbajë konferencë për shtyp për ta njoftuar opinionin publik me më të rejat nga fusha e shëndetësisë. (Zyret e Shërbimit Urgjent, rruga Tirana në Prizren, ora 11:00)

- Ambasada e Francës në Kosovë mban konferencë për media në të cilën do të prezantojë edicionin e 19 - të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë i cili organizohet në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës dhe Luksemburgut, Aleancën Franceze, Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës. (Salla e konferencave në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ora 12:00)

- Teatri i Qytetit te Mitrovicës "Muharrem Qena" shfaq premierën teatrore “Kur treni vonohet”, me autor Osman Goranci dhe me regji të Artan Tmavës. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 19:00)