20 Prill 2024

Arrestohen tre persona të dyshuar për ‘vjedhje të rëndë’

Pejë, 27 janar Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun nga Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë ka njoftuar se Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Klinë sot rreth orës 04:40 kanë qenë duke zhvilluar patrullime, me ç'rast kanë hasur tre persona të dyshuar, të cilët kur kanë vërejtur patrullën kanë ikur dhe pas dhjetë minutave hetuesit policorë kanë arritur që t'i arrestojnë.

Të dyshuarit e arrestuar janë shtetasit: P. D. i lindur me 1992, S. Ll. i lindur me 2000, P. P. i lindur me 1986.

Personat e arrestuar janë të dyshuar për disa vepra të vjedhjes së rëndë në zonën e Klinës.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)