29 Nëntor 2020

Arrestohen tre persona të dyshuar për veprën penale ‘grabitje’

Pejë, 20 tetor -  Me datën 12.09.2020, rreth orës 21:40, Policia e Kosovës është njoftuar nga viktima mashkull se në fshatin Vitomiricë‘ në Pejë‘, në një pompë të derivateve ka ndodhur një rast ‘grabitje’.  

Sipas viktimës tre (3) persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në lokalin e tij dhe nÑ‘n kÑ‘rcenimin e armÑ‘s kanë grabitur të holla (pazarin ditor). 

Gjatë hetimeve intensive të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, fillimisht e kanÑ‘ identifikuar veturën e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe me datën 19.10.2020, Policia e Kosovës arritur të arrestojë tÑ‘ dyshuarit: 

Z. V.  lindur me 2001

D. K. lindur me 2001

B. P. lindur me 1990

Tek personat e dyshuar Ñ‘shtÑ‘ gjetur dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet se Ñ‘shtÑ‘ përdorur në rast e tipit: AK 47, dy (2) karikatorë dhe katÑ‘rmbÑ‘dhjetÑ‘ (14) fishekÑ‘ cal. 7.62mm. 

TÑ‘ dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Nëntor 2020

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e vendvotimeve. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 8:00)

- Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Podujevës Naim Fetahu, do të votojë në shkollen fillore “Esat Mekuli”. (Fshati Dobratin në Podujevë, ora 10:00)

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e dytë për media lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 11:00. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 11:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Podujevë, mban sot konferencë për media. (Sheshi i qytetit, para shtatoreve të katër heronjëve, ora 12:00)

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e tretë për media lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 15:00. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 15:30)

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e katertë për media lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 19:00. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 19:30)