28 Mars 2024

Arrestohen tre persona për ‘vrasje të mbetur në tentativë’

Prizren, 11 mars - Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka njoftuar se me 7 mars në Prizren, pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohen dhe të arrestohen tre persona të dyshuar D. H., J. A. dhe J. B., të cilët dyshohet se në Prizren kanë kryer veprën penale ‘vrasje e mbetur në tentativë’, e cila ka ndodhur në Prizren në një kafiteri.

Personat e dyshuar tashmë të arrestuar dyshohet të jenë përfshirë në një rast të vrasjes në tentativë të ndodhur me me 6 mars  ku njësitë patrulluese i janë përgjigjur rastit, me ç’rast një viktimë ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personave  të dyshuar, të cilët  kanë pranuar veprën e kryer.

Me vendim të prokurorit të dyshuarve iu shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)