23 Prill 2024

Arrestohen tre persona për vjedhje

Pejë, 25 dhjetor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Stacioni Policor në Pejë ka pranuar një informacion se në fshatin Vitomiricë- Pejë, ka ndodhur një rast Vjedhje e Rëndë.

Sipas ankuesit iu janë vjedhur dymbëdhjetë (12) dritare në vlerë prej një mijë e dyqind (1200) euro.

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore ka arritur të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarit: J.F. lindur me 1994, F.L. lindur me 1987 dhe S.B. lindur me 1992.

Të dyshuarit 1 dhe 2, pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit ndalohen për 48- orë,ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregult

Dritaret e vjedhur pas konfiskimit iu janë kthyer pronarit legjitim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)