14 Tetor 2019

Arrestohen tre persona për gjuajtje me armë zjarri

Prizren, 26 qershor - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se dje në orët e pasdites Policia në Prizren ka pranuar një informacion për gjuajte me armë zjarri në rrugën transite në afërsi të lagjes ‘Petrovë’.

Ekipet e Policisë kanë reaguar menjëherë në mënyrë profesionale dhe pas një kohe shumë të shkurtër kanë arritur të ndalojnë një automjet të dyshimtë të tipit BMW, ngjyrë e bardhë me targa vendore, ku gjatë kontrollimit kanë vërejtur gjurmë të dëmtimit të automjetit që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.
 
Nga hetimet e para të filluara Policia ka arritur të mësojë identitetin e personave të dyshuar,  ka bërë kontrollimin e zonës dhe me njoftimin e prokurorit përveç bastisjes së automjetit, janë bastisur edhe shtëpitë e personave të dyshimtë, ku në njërin lokacion Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 (një) armë të tipit AK 47, 1 (një) karikator dhe 15 fishekë të kalibrit 7.62. Gjithashtu në cilësinë e provës është sekuestruar edhe automjeti i tipit BMW, ngjyrë e bardhë me targa vendore si dhe një motoçikletë e tipit Skuter.

Personat e dyshuar të arrestuar në këtë rast janë: D. K. i lindur me 1992; Sh. K. i lindur me 1994 dhe M. Xh. i lindur me 1994

Në këtë operacion Policia me urdhër të prokurorit kompetent ka ndaluar në mbajtje tre personat e dyshimtë për 48 orë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në incidentin e gjuajtjes me armë zjarri, ku njëri nga të dyshimtit ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimit nga arma e zjarrit.

       
Rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 tetor 2019

- Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova, do ta hapë vitin e ri akademik në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë. (Kampusi i IBCM-së, Mitrovicë e Jugut, ora 10:00)

- Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në komunën e Rahovecit mban sesionin informues në thirrjen për aplikim të publikuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me bizneset e komunës. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)
 
- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me agjencitë, fondet, programet dhe entitetet e OKB-së në Kosovë - Ekipin e OKB-së së Kosovës nën koordinimin e Zyrës e Koordinatores për Zhvillim do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë. (Menza Ramiz Sadiku, ora 15:00)