20 Prill 2024

Arrestohen pesë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës për ryshfet

Prishtinë, 26 nëntor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Departamenti Special Anti-korrupsion pas një hetimi disa mujorë, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë sot ka realizuar një operacion policor, me ç’rast janë arrestuar pesë persona zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se arrestimi i pesë personave, zyrtar pranë Ministrisë së Infrastrukturës është bërë mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar neni 422 dhe Marrje e ryshfetit nga neni 428”.

Personat e dyshuar, të cilët janë arrestuar janë:  P.N. (1962), B.D. (1974), B.K. (1980), K.K. (1957) dhe M.B. (1962. Ndërsa ende mbetet në kërkim policor, edhe një person pasi nuk është hasur nga njësitet relevante policore.

“Rasti ka të bëjë me dyshimin e bazuar se zyrtarët e lartshënuar në mënyrë të kundërligjshme kanë licencuar pyetës teorik (ekzaminer) për patentë shofer, përmes të së cilëve dyshohet se kanë ushtruar ndikimin e tyre në testet teorike për kandidatët për patentë shofer”.

Policia bën të ditur se gjatë këtij operacioni policor janë kryer bastisje në pesë lokacione, prej tyre tri zyra në Ministrin e Infrastrukturës, një zyrë në njësinë rajonale për patentë shofer në Prishtinë dhe një zyrë rajonale për patentë shofer në Gjakovë .

Policia e Kosovës gjatë kontrollit në këto lokacione ka sekuestruar edhe disa dëshmi relevante që ndërlidhen me rastin si dokumentacione, pajisje elektronike, telefona celular etj, dëshmi këto të cilat do të procedohen sipas procedurës ligjore.

Të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)