28 Mars 2024

Arrestohen katër persona të kërkuar nga Gjykata

Pejë, 23 tetor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë gjatë 24- orëve, të kaluara, pas një pune operativo hetimore ka arritur që të arrestoj katër persona të dyshuar, të cilët kërkohen me urdhër arrest nga Gjykatat kompetente.

Personat e arrestuar janë:

E.A. i lindur me 1992 m/k/sh, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për veprën penale “Rrëmbim”, i cili është dërguar në vuajtje të dënimit ne Qendrën korrektuese në Dubravë.

A.J i lindur me 1988 m/k/sh, i dënuar me 1 vit e 2 muaj dhe 40 ditë burg, për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”.

H.S. i lindur me 1991 m/k/Rom, i dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “ Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16- vjet”, i arrestuar në piken Kufitare Kullë.

P.R. i lindur me 1974 m/k/Rom, i dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, i arrestuar në piken Kufitare Kullë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë gjatë 9- mujorit të këtij viti ka arrestuar gjithsejtë 1226 persona për vepra të ndryshme penale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)