16 Nëntor 2018

Arrestohen katër persona të dyshuar dhe konfiskohet substancë narkotike

Prishtinë, 10 shkurt - Si vazhdimësi e realizimit të një operacioni policor në fund javën e kaluar në Prizren, operacione të ngjashme janë realizuar edhe mbrëmë në rajonin e Pejës, nën dyshimin e bazuar për përfshirje të personave të dyshuar në vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar  e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” - neni 273.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Pejë, në asistencë edhe të: Njësisë Speciale Operative, të Njësisë me Qenë - K9 dhe Krim Teknika, pas një  hetimi paraprak dhe me urdhëresë nga organet e drejtësisë, me datë 09.02.2018 ka realizuar një kontroll në disa lokacione të rajonit të Pejës ku dyshohej për lëndë narkotike.

Gjatë këtij operacioni policor janë arrestuar katër persona të dyshuar, janë bastisur katër lokacione kafiteri/bare të ndryshme, si dhe janë kontrolluar mbi 400 (katër qind) persona që kanë qenë brenda në ato lokacione.

Në disa prej lokacioneve janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi një sasi e vogël (në dy qese dhe një mbështjellje) e substancës narkotike, si dhe është konfiskuar një armë e ftohtë – thikë.

Me urdhër të Prokurorit kompetent një person është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullte.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 nëntor 2018 - Mbahet takimi i radhës i Grupit Ndërministror për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Zyra e BE-së dhe Këshilli i Evropës do të bashkëorganizojnë një konferencë në kuadër të projektit të përbashkët kundër Krimit Ekonomik e cila do të përqëndrohet në rezultatet e vlerësimit pajtueshmërinë e Kosovës me standardet evropiane dhe ndërkombëtare në fushat e anti-korrupsionit, pastrimit të parave dhe luftimit të financimit të terrorizmit. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:15)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mbahet debat parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën për avancimin e shërbimeve sociale. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Universiteti “Isa Boletini” nga Mitrovicë në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Mosisiu” nga Durrësi organizojnë konferencën ndërdisiplinore ndërkombëtare "Vazhdimësia historike dhe ndryshimi: Ballkani në kontekst evropian dhe global". (Kampusi i ri i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti do të mbajë takim informues me Drejtorët Komunalë të Arsimit në Republikën e Kosovës ku do të shpaloset Programi Nacional për Rininë. (Hotel International në Veternik, ora 10:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon ceremoninë solemne për projektet e përzgjedhura për financim në kuadër të Thirrjes së Parë të Programit IPA BNK Mali i Zi – Kosovë 2014-2020. (Hotel International Prishtina, ora 12:00)

- Shfaqet për gazetarë premiera vendore të filmit të metrazhit të gjatë “Nëntori I ftohtë/Cold November” me regji të Ismet Sijarina ku pas shfaqes se filmit do të zhvillohet një konferencë për media ku prezent do të jenë disa prej protagonisteve kryesor. (Cineplexx në Albi Mall, ora 12:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat mban takim me punëtorët e Llamkosit. (Salla e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendrore te Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Drenasit. (Shtëpia e Kulturës në Drenas, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve të rrugës së qarkores së Gjakovës. (Rruga Gjakovë - Prizren, ish Fabrika e Elektromotorëve, ora 14:00)

- Muzeu i Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Moti i Madh” kushtuar Heroit të Kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. (Muzeu i Kosovës, ora 18:00)