18 Tetor 2019

Arrestohen katër persona për veprën penale ‘vrasje në tentativë’

Suharekë, 4 korrik - Me datën 4 korrik 2019 Policia në Suharekë ka pranuar një informacion për gjuajtje me armë zjarri te një pompë në Suharekë.

Ekipet e Policisë kanë reaguar menjëherë në mënyrë profesionale dhe pas një kohe shumë të shkurtër kanë arritur të ndalojnë të dyshuarit ndërsa viktimës fillimisht i është dhënë ndihma e parë në QKMF Suharekë e pastaj është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit.

Gjatë hetimit në vendin e ngjarjes, Policia ka identifikuar gjithsej katër të dyshuar si pjesëmarrës:
M. G.         lindur me 1994         m/sh/k
A. M.         lindur me 1993        m/sh/k
E. M.        lindur me 1997        m/sh/k
A. M.          lindur me 1994        m/sh/k

Në vend të ngjarjes, Policia ka gjetur dhe ka konfiskuar, një armë (pistoletë) të tipit 7.62.M-57, me numër serik, A77507 dhe një gëzhojë të shkrepur në rast.

Në vend të ngjarjes ka dalë edhe prokurori i Shtetit dhe me vendim të tij i dyshuari parë do të mbahet në ndalim policor prej 48 orëve, kurse të dyshuarit tjerë lirohen.

Viktima nga spitali rajonal Prizren, është dërguar në QKUK-Prishtinë, ku është nën përkujdesje mjekësore.

Rasti është cilësuar si ‘vrasje në tentativë’.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 tetor 2019

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion të nivelit të lartë nga MCC, kryesuar nga znj. Caroline T. Nguyen, Drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine, me këtë rast, do të nënshkruaj amandamentimin e Marrëveshjes CDF. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe njëkohësisht hapjes së fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, Ministria e Punëve të Brendshme organizon konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e dhjetë te rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organiozn aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren. (Objekti i SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren, ora 10:30)

- Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë konferencë për media në lidhje me prezantimin e  “Raportit të monitorimit të  Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele  gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019”.  (Zyra e KPM-së, qyteza Pejton, ora 12:00)

- Galeria Qahili organizon hapjen e ekspozitës "20" të Mentor Avdilit. (Galeria Qahili, ora 20:20)