06 Gusht 2020

Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘kanosje’

Prishtinë, 25 tetor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas pranimit të informacione se dy të dyshuar janë të përfshirë në kryerjen veprave penale ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘kanosje’, kanë filluar hetimet dhe kanë siguruar dëshmi të mjaftueshme mbi dyshimet e arsyeshme se të dyshuarit janë të përfshirë në veprat penale të cekura më lart.

Të dyshuarit: D.J., viti i lindjes 1993, m.k.sh. dhe B.Sh., viti i lindjes 1997, f.k.sh., dyshohet se kanë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një shumë parash mbi dhjetë mijë euro nga një qytetar.

Hetuesit policorë, në koordinim me organet e drejtësisë kanë kontrolluar dy lokacione, njëri në Fushë Kosovë dhe tjetri në Prishtinë.

Në Fushë Kosovë, janë gjetur dhe sekuestruar: 6000 (gjashtë mijë) euro dhe dëshmi tjera, kurse në Prishtinë janë gjetur disa dokumente me shënime të ndryshëm (autorizime, kontrata, marrëveshje, akte noteriale etj.), të cilat do të përdoren si dëshmi në procedura të mëtejme gjyqësore.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit u është caktuar masa e ndalimit prej 48
orëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2020

- Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Tek Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 10:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa do të vizitojë fermerët e prekur nga breshëri dhe reshjet e fundit të shiut në vendin tonë. (Komuna e Junikut, ora 10:30)

- Ministri i Punëve të Brendshme Agim  Veliu, Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa vizitojnë komunën e Istogut. (Zyra e Kryetarit të Istogut, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa do të vizitojë fermerët e prekur nga breshëri dhe reshjet e fundit të shiut në vendin tonë. (Komuna e Deçanit, ora 12:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa do të vizitojë fermerët e prekur nga breshëri dhe reshjet e fundit të shiut në vendin tonë. (Komuna e Pejës, ora 13:30) 

- Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes drejtorëve të organizatave ETEA dhe The Library Project Kosovo dhe drejtorëve të Drejtorive Komunale të Arsimit te Prishtinës, Gjilanit dhe Obiliqit. (Hapësirat Qendrës për Edukim dhe Kulturë "Libart", objekti i bibliotekës "Hivzi Sulejmani" në lagjen "Dardania", ora 14:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa do të vizitojë fermerët e prekur nga breshëri dhe reshjet e fundit të shiut në vendin tonë. (Komuna e Istogut, ora 15:15)