25 Prill 2024

Arrestohen dy të dyshuar duke vjedhur një veturë në Prizren

Prizren, 3 shator - Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të ditur se mbrëmë në mesnatë, rreth orës 01:30, policia në Prizren e ka pranuar një informatë nga një qytetar që bënte me dije se në rrugën “Sylejman Rrotlla” dy të dyshuar po përpiqeshin ta hapnin me forcë një veturë.

Patrulla policore dhe hetues kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast i kanë parë të dyshuarit të cilët posa i kanë vërejtur policët kanë tentuar të arratisen por nuk ia kanë arritur qëllimit ngase të gjitha rrugët kanë qenë të bllokuara paraprakisht.

Në cilësi të provave materiale vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar çelësa të ndryshëm.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që dy të dyshuarit të ndalën në masën e arrestit. Viktimës së këtij rasti i është dëmtuar vetura gjatë tentimit për ta hapur me forcë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)