24 Prill 2024

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje te veturës

Pejë, 17 janar - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Stacioni Policor në Pejë, ka pranuar ankesën nga një person, viktima mashkull shqiptar, i cili e ka parkuar automjetin e tij VW Golf, në rrugën “Madeleine Albright” në Pejë, me ç’rast kur është kthyer nuk e ka gjetur automjetin në fjalë.

Hetuesit e Stacionit Policor në Pejë menjëherë i janë përgjigjur rastit, ku pas një pune intensive operativo-hetimore me datën 16.01.2020 është arritur që të identifikohen, rrjedhimisht të arrestohen dy (2) të dyshuar, njëri nga ta i mitur, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e veturës’.

Vetura e gjetur pas proceduarve do t’i kthehet viktimës (pronarit). Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit njërit prej 48 orëve, ndërsa të dyshuarit të mitur masa prej 24- orëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)