19 Prill 2024

Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘vjedhje të rëndë’ në Dragash

Dragash, 6 shkurt - Sot, në Dragash hetuesit policorë, pas një pune hetimore të njësiteve relevante, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar SH. Q. dhe H. H., të cilët dyshohet të kenë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

Personat e dyshuar tashmë të arrestuar dyshohet të jenë përfshirë në dy raste të ndodhura me 4 shkurt në fshatin Brodesan të Dragashit, ku të njëjtit kanë depërtuar në shtëpitë e viktimave dhe në mënyrë të paligjshme kanë arritur të marrin gjësende të ndryshme si: tri unaza të argjendit, katër krahore që mendohet se janë të arit, tri brisqe prodhim zviceran, dy telefona celularë.

Vlera e përgjithshme e gjërave të vjedhura është e konsiderueshme.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personave të dyshuar, ku pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt pasi që të dyshuarit janë persona të mitur.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)