24 Prill 2024

Arrestohen dy persona të dyshuar për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve

Prishtinë, 18 dhjetor - Dje në Gërlicë, Ferizaj, Policia e Kosovës, konkretisht Njësitë policore nga Sektori i Hetimeve Financiare, pas pranimit të informacioneve relevante dhe një aktiviteti hetimor kanë arrestuar dy persona të dyshuar meshkujë kosovarë pasi që të njëjtit kishin mashtruar dy viktimat kosovarë lidhur me një pronë prej 7.5 hektarë.

Të dyshuarit kanë falsifikuar dokumentet lidhur me pronën dhe kanë arritur të njëjtën ta shesin në vlerë rreth një milion e nëntëdhjetë e shtatëmijë euro.  

Dyshohet që kjo vepër  të jetë  kryer  edhe  në bashkëveprim me tre persona  tjerë shtetas të Republikës së Serbisë.

Raportohet se i dyshuari i tretë mashkull kosovar ndodhet në arrati. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, për procedura të mëtejme ligjore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)