19 Prill 2024

Arrestohen dy persona të dyshuar për marrje ryshfeti

Prishtinë, 8 nëntor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me datën 7 nëntor 2018, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, ka bërë arrestimin e dy personave të dyshuar, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘marrje ryshfeti’ Neni 428, ‘dhënie ryshfeti’ Neni 429 dhe ‘përvetësim në detyrë’ Neni 425.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë S. V. me nacionalitet serb – Gardian i Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe P. M.shqiptar – Zyrtar në Ministrinë e Diasporës.

Të dyshuarit e arrestuar dyshohet se në bashkëpunim kanë kryer veprat e lartcekura, duke shkëmbyer (dhënien) e parave në shumë prej 3.000,00 (tre mijë euro) para të gatshme me qëllim që t’i mundësohet posedimi i telefonit një të paraburgosuri të nacionalitetit serb, i cili gjendet në Burgun e Sigurisë së Lartë .

Njësitet relevante policore janë duke kryer hetime intensive lidhur me këtë rast, duke përfshirë edhe hetimet ndaj mundësisë së organizimit të ndonjë tentim ikjeje të personit të paraburgosur në fjalë
 
Ndaj të dyshuarve pas intervistimit dhe kompletimit të procedurave policore, me aktvendim të prokurorit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)