19 Prill 2024

Arrestohen dy persona për ‘vjedhje të rëndë” në Prizren

Prizren, 15 janar - Policia në Prizren ka pranuar sot informatë për një rast të kryerjes së veprës penale ‘vjedhje e rëndë’, që ka ndodhur në Prizren dje ku pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohen dhe të arrestohen dy persona të dyshuar E. K. dhe F. TH. të cilët dyshohen se kanë kryer disa vepra penale ‘vjedhje’ dhe ‘vjedhje të rënda’.

Personat e dyshuar, tashmë të arrestuar, dyshohet të jenë përfshirë në disa raste të këtyre veprave penale (vjedhje dhe vjedhje të rënda), ku njësitë e hetimeve pas një pune intensive kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarit.

Të dyshuarit janë të njohur për organet e rendit si recidivistë të këtyre veprave.

 Me vendim të prokurorit dy të dyshuarve iu shqiptohet masa e ndalimit policor për 24 orë, pasi që të dyshuarit janë të mitur.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)