23 Prill 2024

Arrestohen dy persona për veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’

Pejë, 18 prill -  Me datën 16 prill 2019, Policia e Stacionit Policor në Istog është informuar se është një përleshje fizike në fshatin Llukavc i Thatë në Istog.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje, me ç’rast është bërë edhe arrestimi i dy të dyshuarve:


â¦Â    A. H.     lindur me 1992         m/k/egjiptian
â¦Â    M. H.     lindur me 1986        m/k/egjiptian

Si pasojë e këtij rasti lëndime të lehta trupore kanë pësuar 4 (katër) persona, 3 (tre) nga këta janë të nacionalitetit serb/kosovarë, ndërsa 1 (një) i nacionalitetit egjiptian/kosovar.

Të lënduarit me autoambulancë janë dërguar në QMF- Istog dhe sipas mjekut kujdestar gjendja e tyre është stabile. 

Hetuesit e Stacionit Policor në Istog kanë intervistuar viktimat dhe të dyshuarit, për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje.

Të dyshuarve me vendim të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48- orë për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)