24 Prill 2024

Arrestohen dy persona për përfshirje në trafikim me njerëz

Prishtinë, 9 tetor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pas pranimit të informatës për  një rast ku dyshohej për trafikim me njerëz, ka filluar veprimet operativo-hetimore në koordinim me  prokurorin  kujdestar të Prokurorisë Themelore Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda.

Policia gjatë kontrollit në një banesë në Fushë Kosovë, ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj: S.S. viti i lindjes 1979 dhe J.Sh. viti i lindjes 1978, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘Trafikim me njerëz’ dhe ‘Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’.

Hetuesit policorë në vend ngjarje kanë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdorën në procedura të më tejme gjyqësore.

Viktimat e rastit janë  trajtuar sipas ‘Procedurave standarde për viktimat e trafikimit’, të njëjtat janë  dërguar në strehimore të sigurt.

Pas intervistimit,   me aktvendim të prokurorit kujdestar, dy të  dyshuarit  janë ndaluar për 48 orë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)