15 Gusht 2020

Arrestohen dy persona dhe konfiskohen mbi 23 kg substancë narkotike

Prishtinë, 30 mars - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia Rajonale e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, pas një hetimi rreth një mujor me datë 29.03.2020, rreth orës 20:45 në rrugën ‘’Kristofer Kristoforidhi’’ në Prishtinë, ka realizuar një operacion policor i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar nen dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale” Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose analoge dhe posedim i paautorizuar i armëve dhe municionit”.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:G. S. viti i lindjes 1989, mashkull kosovar, M. S. viti i lindjes 1983, mashkull kosovar.

Gjatë këtij operacioni policor, në konsultim me prokurorin kompetent janë kryer bastisje në dy lokacione në të cilat banonin personat e dyshuar, ku në pjesë të ndryshme të janë gjetur sasi të llojeve të ndryshme të narkotikëve, të cilat në cilësi të provave materiale janë konfiskuar.

Në lokacionin e banimit të personit të dyshuar G. S. janë gjetur dhe konfiskuar; 13 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme e dyshuar për substance narkotike të llojit marihune me peshë prej 1.185.8 gram ( 1 kg e 185.8 gram), 1 paketim me pluhur të dyshuar si substance narkotike e llojit kokaine me peshe prej 12.8 gram, 1685 euro para të gatshme, 1 peshore digjitale, 1 telefon iphone 7 plus dhe vetura BMW X5 e dyshuar si e përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Në lokacionin e banimit të personit të dyshuar M. S. janë gjetur dhe konfiskuar; 58 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme e dyshuar për substance narkotike të llojit marihuane me peshë prej 21.910 gram (21kg e 910 gram), 1 paketim me fara kanabisi me peshe prej 2.2 gram, 3 fishek, 2 telefona celulare dhe disa qese që përdoren për përdorimin e narkotikeve.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokateve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Gusht 2020

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Remzi Ademaj - Komandant Petriti, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizon aktivitete përkujtimore.

10:00 - Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

10:30 - Homazhe tek vendi i rënies në Nashec

11:00 - Homazhe tek monumenti i Lirisë

11:30 - Dhënia vullnetare e gjakut në repartin e transfuzionit të gjakut në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Për shkak të distancës nga qyteti, për këtë aktivitet do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës. Nisja do të bëhet në ora 9:15 nga Shtëpia e Bardhë.