07 Prill 2020

Arrestohen dy meshkuj dhe tri femra për prostitucion

Prishtinë, 27 shkurt - Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se Sektori Qendror i Hetimeve i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pasi ka përdorur masa të fshehta teknike të hetimit, në koordinim me  Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe me urdhëresës të gjykatës ka realizuar një operacion policor.

Hetuesit policorë kanë kontrolluar një lokal, aty janë identifikuar dhe  arrestuar pesë te dyshuar (dy meshkuj dhe tri femra)  nën   dyshimin se të njëjtit  kanë  kryer veprat penale: ‘Mundësim ose detyrim në prostitucion’, ‘Ofrimi i lokaleve për prostitucion’ dhe ‘Bashkëkryerja’.

Të dyshuarit e arrestuar janë:  B.M. viti i lindjes 1988, mashkull kosovar, M.K. viti i lindjes 1987, mashkull kosovar, E.A. viti i lindjes 1997, femër kosovare, Sh.A. viti i lindjes 2000, femër kosovare dhe M.S. viti i lindjes 1988, femër kosovare.

Hetuesit policorë, si prova materiale kanë sekuestruar përkohësisht: tetë (8) telefona mobil, një (1) DIVI-ar i kamerave dhe prova tjera relevante lidhur me rastin.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë ndalur për 48 orë .

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. (Qendra Operative Emergjente tek kampusi i shkollave të mesme, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Ferizajt. (Ferizaj, ora 11:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli takohet me një grup biznesmenësh nga Ferizaj. (Ndërtesa e re e Komunës se Ferizajt, ora 12:00)

- Sindikata e Pavaur e Sektorit Privat të Kosovës mban takimi me ministrin e financave Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Ministrisë së Financave, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:00)

 

- Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me Ministren në detyrë të MEPTINIS, znj. Rozeta Hajdari, do të mbajnë konferencë për medie. (Oborri i Qeverisë, ora 17:00)