29 Mars 2024

Arrestohen Albin Kurti, Donika Kadaj- Bujupi dhe Albulena Haxhiu

Prishtinë, 24 nëntor - Policia e Kosovës ka arrestuar tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj- Bujupi dhe Albulena Haxhiu.

Arrestimi është kryer me urdhërarrest që e ka lëshuar Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë ditës së djeshme, pasi të njëjtit nuk janë paraqitur në seancë.

Ata janë arrestuar në hyrje të Kuvendit, ku pritej të hynin në seancë.

Tre deputetet e VV-së, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi po akuzohen nga Gjyakta për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Në shumicën e seancave këta deputetë nuk janë paraqitur fare në Gjykatë, çka ka sjellur vendimin e gjyqtarit Kalludra për arrestimin e tyre.

Deputetë dhe aktivistë të Vetëvendosjes tentuan ta parandalonin arrestimin e Kurtit, duke u përballur me policinë mirëpo nuk ia arritën.

Policia pas arrestimit të Kurtit, ka hedhur sprej në drejtim të deputetëve të Vetëvendosjes dhe aktivistëve të cilët tentonin të parandalonin futjen e Kurtit në kombin e policë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)