18 Prill 2024

Arrestohen 8 persona për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit

Prishtinë, 24 gusht - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, në kuadër të Policisë së Kosovës, ka zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren  për urdhër-kontroll në trembëdhjetë lokacione, lidhur me dyshimet e bazuara për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe gjatë operacionit janë arrestuar tetë persona të dyshuar.

Personat e dyshuar me iniciale janë:  B. M. i lindur  më 1977;  F. K. i lindur më 1998; B. M. i lindur më 1976; F. H. i lindur më 1976; L. A. i lindur më 1976; A. K. i lindur më 1996; A. B. i lindur më 1983 dhe F. S. i lindur më  1971.

Gjatë kontrollit në tetë lokacione janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi relevante: Pesë shtëpiza të kompjuterit; Njëmbëdhjetë telefona mobilë; Katërqind e tetëdhjetë e pesë euro dhe Tiketa të lojërave të fatit.

Në lidhje me këtë operacion janë intervistuar personat e dyshuar, ndërsa për ecurinë e zbatimit të urdhër-kontrollit në vazhdimësi është informuar prokurori i shtetit dhe me vendim të prokurorit  shtatë (7) nga personat e arrestuar  janë ndaluar për 48 orë.

Në zbatim të urdhëresës kanë qenë të angazhuar zyrtarë policorë të njesive kompetente, të asistuar nga Drejtoria Rajonale e Prizrenit si dhe Njësia për Krime Kibernetike e Policisë së Kosovës.

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion  në Prizren do të vazhdojë me veprime hetimore në kompletim dhe referim të rastit në Prokurori.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)