06 Dhjetor 2019

Arrestohen 6 persona për skema piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm

Prishtinë, 20 nëntor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në qytetin e Vushtrrisë, ka bërë arrestimin e gjashtë personave për veprën penale ‘organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm’.

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori i Hetimeve, pas pranimit të disa informacioneve nga burime të sigurta, është angazhuar në terren për verifikim të informacioneve, përveç asaj janë ndërmarrë edhe veprimeve të tjera hetimore, me ç’rast është konfirmuar që në disa lokacione në Vushtrri janë duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, të cilat kohë më parë janë ndaluar me ligj.

Me urdhër të Gjykatës Themelore Mitrovicë janë kontrolluar gjashtë lokale të ndryshme në të cilat ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit, me ç’rast si prova materiale përkohësisht janë sekuestruar: 30 TV, 17 shtëpiza kompjuteri, 2 telefona, 3 monitorë, disa bilten për baste, tiketa dhe dokumente të ndryshme relevante për rastin.

Po ashtu në vendngjarje janë arrestuar këta persona: I. M. lindur me 1959; B. B. lindur me 1980; G.P. lindur me 1990; S.S. lindur me 1985; F. I. lindur me 1968; V. M. lindur me 1996.

Personat e dyshuar të lartcekur janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të PTH Mitrovicë janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Operacioni është zhvilluar në mbështetje të njësiteve policore Prishtinë, Vushtrri si dhe Inspektorati Komunal Vushtrri, të cilët kanë mbyllur të gjitha lokalet e kontrolluara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2019 - Administrata Tatimore e Kosovës organizon tryezën e konsultimeve publike me përfaqësues të bizneseve, lidhur me hartimin dhe zbatimin e “Planit për përmirësimin e integritetit” të ATK-së. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Open Data Kosovo në bashkëpunim me fondacionin ePanstwo, organizatë kjo që operon në Poloni organizojnë konferencën ndërkombëtare mbi të dhënat e hapura dhe iniciativat teknologjike në Kosovë dhe Evropë, titulluar “GOT_Data”. (Prishtinë, 9:30)

- Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës do të prezantoj raportin  e punës për vitin 2019 ku edhe do të bëhet prezantimi i planit të punës për SHSKUK-në  për vitin 2020. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media, gjatë së cilës do të shpaloset analiza “Konsensusi i brendshëm si parakusht për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi”. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)   

- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë organizon ndarjen e çmimeve "Vangjush Gambeta 2019”, për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti, nga gazetarë ekonomikë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. (Hotel Swiss Diamont, ora 11:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon panel diskutimin në temën: “Krimet e luftës – Sigurimi i provave, sfidat dhe përvojat me dëshmitarë”. (Hotel “Star Hill”, Rr. Prishtinë - Veternik, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e përvjetorit të 20-të të Radio K4. (Shtabi Qendror i KFOR-it në kampin “Film City”, ora 15:00)