05 Dhjetor 2019

Arrestohen 5 persona për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Prishtinë, 19 shtator - Policia e Kosovës, së bashku me autoritetet tjera të drejtësisë, po vazhdon me intensitet të shtuar aktivitetet e saj në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në përgjithësi, e me theks të veçantë ndërmarrjen e masave rigoroze ndaj të gjithë atyre që janë të përfshirë direkt në skemat e lojërave e fatit, bigjozit të paligjshëm apo edhe organizimin e tyre.

Me datën 18.09.1019, rreth orës 23:30, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj, pas pranimit të informacioneve relevante, me leje të prokurorit kompetent, kanë realizuar një kontroll në një lokal në rrugën “Agim Matoshi” në Ferizaj, ku kanë hasur disa persona të dyshuar duke zhvilluar lojëra të bigjozit të paligjshëm.

Menjëherë janë njoftuar dhe koordinuar me njësitet rajonale të Policicisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Ferizaj, për të ndërmarrë veprimet tjera sipas ligjit.

Pesë (5) persona të dyshuar meshkuj shqiptarë kosovarë janë arrestuar, përfshirë edhe pronari i lokalit me ç’rast është iniciuar rasti për vepër penale ‘organizim i skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm’.

Të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2019 - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me Misionin në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon konferencën për gazetarët e zhdukur dhe të vrarë në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Shoqata nacionale e mjedrës “Mjedra e Kosoves” se bashku me donatorët e saj GIZ,  USAID, SWISS Caritas, organizojnë konferencën e nivelit kombëtar të mjedrës “Konferenca e 4-të e Mjedrës në Kosovë”. (Emerald Hotel, ora 9:30)

- Zyra e Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara dhe UNICEF do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve 2019 me moton 'Të Bëjmë Punë Vullnetare për një Ardhmëri Gjithëpërfshirëse'. (Qendra për Komunitete Termokiss në Prishtinë, ora 10:00)

- Me rastin e 5 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, Kolegji Heimerer organizon konferencën “Thuaj Po vullnetarizmit". (Kolegji Heimerer, ora 11:00)

- Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon konferencën “Fuqizimi i të drejtave të barabarta pronësore të grave në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe rrjeti i marketeve Viva Fresh Store organizojnë hapjen e Ekspozimit dhe Promovimit të Prodhimeve Vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2019” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU? (Objekti i Viva Fresh Store në Veternik, ora 13:00)

- Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, OSBE-në, Zyrën e UNICEF-it, UN Volunteers dhe OJQ-në Lens, do të jenë nikoqirë të njërës nga ngjarjet më të mëdha të të rinjve për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, me moton ndërkombëtare “Volunteer for an inclusive future”. (Hotel Emerald, ora 15:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozitës së titulluar "Albanian Village Life - Isniq, Kosovo 1976", të fotografes dhe shkrimtares suedeze, Ann Christine Eek e cila përbëhet nga fotografi bardh e zi të realizuar në vitet e 1970-ta gjatë qëndrimit të saj në rajonin e Dukagjinit në Kosovë. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

- Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq premierën e katërt për vitin 2019, shfaqjen “Exil”. (Teatri Kombëtar, ora 19:00)