28 Mars 2024

Arrestohen 5 persona për mbajtje ose posedim të paautorizuar të armëve

Pejë, 5 janar - Policia e Kosovës ka njoftuar se njësiti policor pranë Stacionit Policor në Pejë, me me  janar rreth orës 22:00 ka pranuar një informatë se disa persona kishin postuar në rrjetet sociale foto me armë zjarri.

Pas identifikimit të personave, janë arrestuar shtetasit L.M.(1995), A.I.(1998), F.I.(1975), ndërsa hetuesit e Stacionit Policor Pejë, në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, kanë kryer kontroll-bastisje në shtëpinë e të dyshuarit XH.I. i lindur me 1971 m/k/sh.

Gjatë bastisjes tek ky i dyshuar, janë gjetur dhe konfiskuar: një (1) armë automatike AK47 dhe një (1) karikator të së njëjtës armë, një (1) shufër metalike një (1) boks hekuri dhe tridhjetepesë (35) copë fishek të kalibrit 7.62mm.

Të dyshuarit L.M., A.I. dhe F.I. pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit lirohen në procedurë të rregulltë, ndërsa ndaj të dyshuarit Xh. I. është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

Po ashtu në rastin e dytë më datë 5 janar 2020 rreth orës 19:00 në fsh.Llabjan-Pejë njësiti i hetimeve të stacionit policor Pejë, ka intervistuar te dyshuarin K.H.(1997), në lidhje me veprën ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit dhe me pëlqimin e pronarit kanë kryer bastisje në shtëpinë e tij.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një armë automatike AK 47, cal 7.62X39mm, një karikator, 12 copë fishek cal 7.62X39mm, një Pistoletë cal. 9X19, një karikator, 12 copë fishek cal. 9X19.

I dyshuari me vendim të Prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)