20 Prill 2024

Arrestohen 4 persona të dyshuar për veprën penale ‘falsifikim parasë’

Pejë, 26 janar - Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë nga viktimat e rastit është informuar se te dielen në orën 14:20, në dy këmbimore në rrugën ‘Eliot Engel’ në Pejë, dy  persona të panjohur kanë bërë këmbimin nga  dymijë e pesëqind e (2500) dollarëve amerikanë, të cilat i kanë këmbyer në valutën euro.

Menjëherë njësitet relevante të Stacionit Policor në Pejë, kanë dalë në vendngjarje, dhe pas një pune operativo-hetimore, më datë 25.01.2021, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë katër (4) persona të dyshuar: Z.K. i lindur në vitin1982, H.K. i lindur në vitin1988, E.K. i lindur në vitin 1988 dhe E.K. i lindur në vitin 1984.
     
Te njëri nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar katërmijë e pesëdhjetë (4050) euro. Pas intervistimit nga hetuesit të dyshuarve me vendim të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)