28 Mars 2024

Arrestohen 4 persona dhe sekuestrohen 12 000 franga zvicerane të falsifikuara

Prishtinë, 26 tetor - Policia e Kosovës ka njoftuar së gjatë zbatimit të një operacioni policor, dje në rrugën  Prishtine - Ferizaj, në hyrje te Prishtinës,  ka ndaluar një veture të dyshuar me targa vendore, në të cilën ishin katër persona.

Personat e dyshuar të cilët janë arrestuar janë: R.S. i lindur me 1963, A.S. i lindur me 1975, Y.B. i lindur me 1983, dhe M.F. i lindur me 1976.

Gjatë kontrollit të veturës  është gjetur një thes me monedha metalike, monedha prej  5 (pesë) franga zvicerane - metalike dhe monedha prej 2 (dy) euro– metalike. Të njëjtat janë sekuestruar përkohësisht nën dyshimin se janë të falsifikuara.

Sasia e monedhave të sekuestruara është: 1994 x 5 CHF, ku vlera nominale është 9970 franga zvicerane, 8 x2  EURO, ku vlera nominale është 16 euro dhe vetura e përdorur në rast.

Policia, me urdhër të Gjykatësit të Procedurës Paraprake-Gjykata Themelore Prishtinë, ka kontrolluar 4 lokacione ku janë gjetur 2 (dy) armë – revole.

Me aktvendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore Prishtinë, 4 (katër) të dyshuar, janë ndaluar për 48 orë në mbajtje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)