11 Gusht 2020

Arrestohen 2 persona për mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë

Pejë, 2 prill - Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka njoftuar se njësitë patrulluese nga stacioni policor Pejë në rr.’ Bekim Berisha – Abeja’ në Pejë, gjatë kontrollimeve në një pikë të kontrollit kanë ndaluar të dyshuarin B.O.(1964), i cili zyrtarëve policor i ka prezantuar një vërtetim të një kompanie private, ku sipas atij vërtetimi, të dyshuarit i garantohej lëvizja e lirë në çdo kohë.

Policia me dyshimin se ky vërtetim nuk është valid, e ka shoqëruar të dyshuarin në stacionin policor-Pejë për intervistim dhe në konsultim me Prokurorin e shtetit është iniciuar rasti ’Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Njësiti i hetimeve, konkretisht hetuesi i këtij rasti gjatë hetimit ka gjetur se i dyshuari B.O (1964) së bashku me të dyshuarin V.U.(1981) në marrëveshje në mes vete kanë bërë një vërtetim jo valid për lëvizje të lirë, me ç’ka edhe dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rremë’’.

Dy të dushauarit janë arrestuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë.

I dyshuari parë dyshohet se ka kryer veprat penale ‘Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’ dhe ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rremë’’, kurse i dyshuari dytë dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rremë’’.

Rasti do të procedohet në Prokurorinë përkatëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Gusht 2020 - Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:00 - nisja për medie nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 9:30)

- Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani viziton Komunën e Mitrovicës së Jugut. (Ndërtesa e komunës, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2019. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, do të vizitojë Komunën e Malishevës ku do te takohet me kryetarin Ragip Begaj. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të pranojë donacion nga kompania “Sezin” nga Turqia me ndihmën e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Kosovë, ku do të dhurohen maska dhe pajisje tjera mjekësore. (Para objektit qendror të MPB-së, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani viziton mban ashkëbisedim me të rinjët lidhur me çështje të ambientit. (Te Liqeni  Hapësira pranë urës nga ana e Suhodollit, Mitrovicë e Jugut, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës për të diskutuar rreth rimëkëmbjes ekonomike. (Ndërtesa e TRUST-it, Rruga "Agim Ramadani", ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet nga analiza e burimit të problemeve në mos zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm nga komunat. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

 - Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani viziton FAFOS​ në Mitrovicë të Jugut. (Mitrovicë e Jugut, ora 11:30)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit diskuton lidhur me programin legjislativ për vitin 2020 respektivisht të Projektligjeve të Ministrisë së Drejtësisë si dhe për gjendjen në Institucionet Korrektuese në Republikën e Kosovës për shkak të Pandemisë me Covid-19. (Salla e seancave plenare, ora 13:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton raportin e panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgon dëshmitë e dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:30)

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojn takim me shkrimtarin dhe kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Mehmet Kraja. (Qendra për Edukim dhe Kulturë “Libart” në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, ora 18:00)  .