16 Prill 2024

Arrestohen 16 persona për kryerje të veprave penale “Kontrabandimi me migrantë"

Prizren, 1 gusht - Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, pas një pune të gjatë hetimore  që nga muaji mars i vitit 2022, me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, duke aplikuar masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, me datë 30.07.2022 kanë arrestuar gjashtëmbëdhjetë (16) persona madhor F.S., L.S., A.S., B.A., E.A., L.U., Sh.M., U.E., B.G., F.G., A.K., B.B., E.B., F.I., A.I., L.Z., dhe një (1) të mitur A.A., nën dyshimin për kryerje të veprave penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 paragrafi 1 e lidhur me nenin 31, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Për të njëjtit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas kërkesës, të pandehurit në bashkëkryerje, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të dobisë financiare ose të dobisë tjetër pasurore nga hyrja e paligjshme e personave që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, merren me kontrabandim të migrantëve në atë mënyrë që nga muaji mars 2022 e deri me datë 30.07.2022 duke bashkëpunuar në mes vete e sidomos me shtetas të huaj, dhe të udhëhequr nga kryesori prej tyre M.F.A., nga Bahreini, nga territori i Republikës së Shqipërisë ilegalisht kanë futur në territorin e Republikës së Kosovës mbi 700 shtetas të huaj-migrantë, ku në fshatin Shkozë – Komuna e Prizrenit, janë pritur nga të pandehurit F.S., L.S., dhe A.S., si dhe B.A., dhe E.A., të cilët fillimisht i kanë strehuar në shtëpitë e tyre, iu kanë siguruar ushqim dhe fjetje e pastaj këta përmes telefonit kontaktojnë me të pandehurit L.U., Sh.M., U.E., A.K., dhe B.G., dhe F.G., të cilët me autobusë apo vetura personale i marrin migrantët, i transportojnë afër Stacionit të autobusëve në Prizren, i zbresin nga veturat, në këmbë i dërgojnë në Stacion, e pastaj të pandehurit L.U., dhe U.E., me autobusët e kompanive të tyre “B.R.” dhe “M.T” i  transportojnë në Stacionin e autobusëve në Prishtinë, aty të pandehurit B.B., dhe E.B., përmes linjës së rregullt të transportit të udhëtarëve të agjencionit “B.T” si dhe i pandehuri L.Z., përmes kompanisë “L.T.”, migrantët i transportojnë qoftë në hyrje të Mitrovicës apo në Stacionin e autobusëve në Mitrovicë, ku aty janë pritur nga të pandehurit F.I., dhe A.I., të cilët përmes auto-taksistëve bënin organizimin e transportit deri në kufirin Kosovë-Serbi, tek vendkalimi kufitar në Jarinje, dhe aty përmes hekurudhës duke ecur në këmbë sërish ilegalisht i fusin në territorin e Serbisë, me ç’rast përfitojnë kundërligjshëm rreth 14,000.00 Euro.

Lidhur me rastin nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:

Katër (4) armë zjarri;

Një (1) elektroshok;

Nëntëdhjetë e pesë  (95) copë fishekë;

Tre (3) autobusë;

Tri (3) vetura;

Dy (2) radiolidhje;

Shtatëmbëdhjetë (17) telefona celular;

Njëmijë e shtatqind e shtatë (1707 ) euro;

Dyqind e pesëdhjetë (250)  dinar- RSD.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)