28 Mars 2024

ARC pezullon ofrimin e shërbimeve me palë në Kaçanik dhe Zubin Potok

Prishtinë, 2 dhjetor - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC) ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës se në Qendrën për Pajisje me Dokumente dhe Qendrën për Regjistrim të Automjete në Kaçanik dhe Zubin Potok, disa zyrtarë të këtyre Qendrave  kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim që Qendra për Pajisje me Dokumente dhe Qendra për Regjistrim të Automjeteve në Kaçanik dhe Zubin Potok, të pezullojnë ofrimin e shërbimeve me palë.

Deri në përfundimin e procesit të testimit të stafit të këtyre qendrave, të gjitha shërbimet e aplikimit për pajisje me dokumente, mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente dhe Qendrat për Regjistrim të Automjeteve të komunave më të afërta për qytetarët.  

Përjashtim të rasteve të tërheqjes së dokumenteve të gatshme të cilat vazhdojnë të kryhen në QPD-në në Kaçanik dhe Zubin Potok.

Faleminderit në mirëkuptimin e qytetarëve në Kaçanik dhe Zubin Potok !

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)