20 Prill 2024

ARC hap qendrën për pajisje me dokumente dhe regjistrim të veturave në Junik

Junik, 28 dhjetor - Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka përuruar qendrën për pajisje me dokumente dhe regjistrim të veturave  në komunën e Junikut.

Në këtë  ceremoni morën pjesë zëvendësministri Ministrisë së Punëve të Brendshme AbduSelami Shkodra, kryetari i Junikut, Agron Kuçi, drejtori i ARC-së, Bekim Hoxha dhe zyrtarë të tjerë.

Me këtë rast, zëvendësministri Shkodra , theksoi se hapja e kësaj qendre do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ngjitjen e efikasitetit dhe cilësinë e ofrimit të shërbimeve për qytetarët e Komunës së Junikut.

Ai u zotua se Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë edhe më tej të përkrahë projekte që ofrojnë kushte më të mira për qytetarët.

Ndërsa Kryetari i Junikut, Agron Kuçi theksoi se kjo ka qenë një nder objektivat e komunës që edhe në këtë komunë qytetarët do të kenë mundësi që të aplikojnë dhe të pajisen me dokumente personale dhe për regjistrim të vetura.

Agjencia e Regjistrimit Civil, mirëpret të gjithë qytetarët e kësaj komunë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për pajisje me dokumente dhe regjistrim të automjeteve. Deri më tani qytetarët e kësaj komunë shërbimet i kanë kryer në komunën e Deçanit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)