20 Prill 2024

Anton Quni merr edhe zyrtarisht detyrën e Ministrit të Mbrojtjes

Prishtinë, shkurt - Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, u mbajt sot ceremonia e dorëzim - pranimit të detyrës së Ministrit të Mbrojtjes. Ministri i deritashëm, zoti Rrustem Berisha, me protokoll zyrtar i dorëzoi detyrën ministrit të ri të Mbrojtjes, zotit Anton Quni, ku paraprakisht e njoftoi me të arriturat dhe sukseset e deritashme përmes raporteve periodike si dhe aktiviteteve në proces.

Berisha, gjithashtu e njoftoi zotin Quni dhe njëkohësisht i dorëzoi edhe aktet kryesore legjislative dhe dokumentet strategjike e planifikuese, me të cilat zhvillon dhe zbaton funksionimin e saj Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja, tani, dhe në të ardhshmen.

Ndër të tjera, Berisha, theksoi se: „duke e njohur dhe pasur mik e shok lufte, pastaj bashkëpunëtor të ngushtë gjatë shërbimit në TMK dhe FSK, si dhe duke njohur cilësitë njerëzore, morale, kombëtare e profesionale të ministrit Quni, kam besimin e plotë se Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja do të arrijnë objektivat strategjike që janë edhe interesi ynë kombëtar“.

Ndërsa, ministri Anton Quni, falënderoi përzemërsisht ministrin Berisha, për angazhimin dhe të arriturat e deritashme duke përgëzuar për sukseset e mëdha të arritura gjatë mandatit të tij.

Në ceremoni ishin prezentë edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretari i Përgjithshëm, z. Faruk Geci, drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Inteligjencë gjeneralmajori Gëzim Hazrolli dhe shefi i Kabinetit, z. Jashar Ramadani.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)