24 Prill 2024

Anëtarësimi në NATO alternativë për zhvillimin e rajonit

Tiranë, 11 shkurt - Sot në Tiranë, zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Burim Ramadani u prit në takim zyrtar nga zëvendësministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, z. Petro Koçi. Në takimin e përbashkët ishte edhe zëvendësministri i Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, z. Bekim Maksuti.

Takimi në Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes kishte karakter diskutimi të përbashkët mbi përvojat në rajon në rrugën e integrimeve në NATO dhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm midis shteteve në çështjet e politikave të sigurisë dhe mbrojtjes.

Zëvendësministri Ramadani vlerësoi lartë takimin konsultues të këtij formati, duke theksuar dëshirën për zgjerimin e përfaqësimit edhe të shteteve tjera në rajon. „Rajoni ynë dhe shtetet tona kanë nevojë të vazhdueshme për shkëmbimin e përvojave në proceset integruese, si dhe thellimin e bashkëpunimit për të promovuar vlerat perëndimore të rajonit“, tha zv. ministri Ramadani.

Ai, theksoi se Kosova është e përkushtuar në rrugën drejt NATO-s, dhe se anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në NATO, është alternativa më e sigurt për zhvillimin e rajonit të sigurt dhe prosperues. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)