19 Prill 2024

Amnesty International ofron mbështetjen për Ministrinë e Drejtësisë

Prishtinë, 12 dhjetor - Prishtinë, 12 dhjetor - Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, ka pritur sot në një takim njoftues ekipin e Amnesty International, të përbërë nga  znj. Gauri van Gulik, Zëvendës Drejtoresh për Evropën , si dhe raportueset Sian Jones dhe Jelena Sesar.

Ministri i Drejtësisë, Tahiri, ka njoftuar për prioritetet e tij në mandatin 4 vjeçar, si dhe për punën që po bëhet në harmonizimin e normave ligjore konform standardeve bashkëkohore ndërkombëtare në fushën e drejtësisë.

Ministri Tahiri ka përmendur punën që Qeveria ka bërë në kompensimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, duke arritur që për këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë të ofrohet trajtim i dinjitetshëm. Në këtë rrafsh, ministri Tahiri ka premtuar se do të jetë i përkushtuar që t’iu mundësojë qasje të plotë në drejtësi. 

Zëvendës Drejtoresha për Evropën në Amnesty International, znj. van Gulik ka ofruar mbështetjen e saj për Ministrinë në përmirësimin e politikave, që do të ndihmonin Kosovën në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)