28 Mars 2024

Amerikanët nga Marsi marrin komandën e KFOR-it në veri

Prishtinë, 29 dhjetor - Forcat ushtarake amerikane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it do të marrin kontrollin në veri të Kosovës duke filluar prej muajit mars.

Vendimin e konfirmoi dje komandanti i batalionit shumëkombësh në veri, Frank Barrera, gjatë një takimi që zhvilloi me gazetarët në kampin Belvedere. Duke komentuar largimin e një pjese të forcave franceze, i pari i kësaj force ka theksuar se Franca nuk do ta braktisë Kosovën.

\"KFOR-i është në fazën e ristrukturimit, përkatësisht nga 4 batalionet e tashme do të mbesin vetëm 2, të cilat do të jenë të gatshme të reagojnë kudo që është nevoja, ndërsa forca franceze do të ketë gjithmonë këtu\", theksoi Barrera. Ai shton se kompania franceze prej 300 pjesëtarësh do të jetë nën komandën amerikane.

\"Kriminaliteti është multietnik, ndërkohë që jemi munduar të bëjmë një balancë mes komuniteteve, me qëllim të lëvizjes së lirë dhe mbrojtjes së popullatës\", theksoi më tej Barrera.

Gjithashtu, komandanti i batalionit shumëkombësh në veri vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)