25 Prill 2024

AME nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me JICA Japoneze

Prishtinë, 6 mars - Drejtori Agjencisë për Menaxhim Emergjent, Fadil Kodra, priti në takim përfaqësuesin  e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), njëherit  këshilltar në Ministrinë e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Takahiko Makino.

Me këtë rast u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit për programin e asistencës teknike, për programin e Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm për Zjarre Malore (NFFIS)  dhe Zgjidhjet e Bazuara në Ekosistem për zvogëlimin e rreziqeve nga Rrëshqitjet dhe Erërat e forta (ECO DRR).

Më këtë akt të nënshkrimit të marrëveshjes fillon nisma e bashkëpunimit, i cili pritet të fuqizohet dhe materializohet në periudhën e ardhshme.

Programi nga marrëveshja në fjalë pritet të fillojë pas aprovimit nga të qeveritë e dyja vendeve, ndërsa faza e implementimit pritet të fillojë në fundin e këtij viti.
 
Përmes zbatimit të këtij programi, Republika e Kosovës do të përfitojë edhe një aset të nevojshëm teknik për identifikimin dhe paralajmërimin e hershëm për zjarre malore, gjithashtu në pikat e identifikuara nga procesi i vlerësimit të rrezikut nga ortekët dhe rrëshqitjet e dheut dhe do ndërmerren masat e trajtimit bazuar në zgjidhje ekologjike për zvogëlimin dhe parandalimin e tyre ECO DRR.

Në këtë program janë të ndërlidhura ngushtë edhe institucione tjera qeveritare dhe agjencitë si: Ministria Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural - Agjencia e  Pyjeve të Kosovës, MMPH-AMMK-Instituti Hidro Meteorologjik i Kosovës, MPL-Komunat e Kosovës, Agjencia  Kadastrale e Kosovës dhe institucione tjera qendrore dhe lokale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)