21 Maj 2018

Ambasadorja Willems në mbështetje të Kryeprokurorit Lumezi

Prishtinë, 7 dhjetor - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim, ambasadoren e Holandës në Prishtinë, Gerrie Willems.

Gjatë këtij takimi kryeprokurori Lumezi, e njoftoi ambasadoren Willems me efikasitetin e sistemit prokurorial, duke theksuar se prokurorët  e Shtetit janë të vendosur dhe të gatshëm që të kontribuojnë  në forcimin  e sundimit të ligjit, si dhe të ndërgjegjshëm për t’u përballuar me sfidat që i ka sistemi prokurorial.

Lumezi e  Willems, kanë diskutuar për sundimin e ligjit si dhe për veprimet të cilat ka ndërmarrë Prokurori i Shtetit, në përmbushjen e kriterit të dytë për liberalizimin e vizave.

Gjithashtu, ata kanë diskutuar për projektin  të cilin është duke e mbështetur ambasada e Holandës, për forcimin e integritetit të bartësve të funksioneve gjyqësore dhe prokuroriale, ku është theksuar se përpos njohjes së limiteve ligjore dhe profesionalizmit është i rëndësishëm integriteti dhe sjelljet e prokurorëve dhe gjyqtarëve në përputhje me kodin e etikës, gjë e cila vlen për të rritur besueshmërinë në sistemin prokurorial.

Po ashtu, Lumezi e Willems, kanë diskutuar për luftën kundër korrupsionit, për të cilën kryeprokurori Lumezi ka theksuar se është një element shumë i rëndësishëm drejt rrugës për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe ka theksuar sfidë kryesore e institucionit që e udhëheq, mbetet  luftimi i dukurive të këqija si, luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, terrorizmit dhe krimet e luftës, duke theksuar se pavarësisht vështirësive institucionet e drejtësisë duhet t’i tejkalojnë të gjitha këto, që të arrin rezultate më të mira në hetimin dhe ndëshkimin e krimit.

Ndërkaq, ambasadorja holandeze Willems, ka premtuar që shteti i Holandës do ta ndihmoj sistemin prokurorial,  si dhe i ka dhënë mbështetje kryeprokurorit Lumezi, për punën dhe angazhimin e tij në drejtim të forcimit të sundimit të Ligjit në Kosovë.

Kryeprokurori Lumezi, ka falënderuar ambasadoren e Holandës Gerrie Willems për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep sistemit prokurorial të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Maj 2018 - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë komunën e Kaçanikut, ku do të takohet me kryetarin e Komunës, Besim Ilazi. (Zyra e kryetarit Ilazi, ora 9:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Jusuf Gërvalla” në Biqec. (Objekti i shkollës në Biqec, ora 9:45

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon tryezën ”Sistemi Pensional në Kosovë: sfidat dhe mundësitë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të kampanjës “Drejtësia dhe biznesi” Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me përfaqësues nga KIESA dhe Oda Ekonomike Amerikane, do të takojnë bizneset nga rajoni i Mitrovicës. (Hotel Palace në Mitrovicë. ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë shkollën e mesme “Feriz Guri dhe Vëllezërit Qaka”. (Objekti i shkollës, ora 10:30)

- Oda Ekonomike e Kosovës publikon studimin “Bottleneck” me qëllim identifikimin e barrierave që pengojnë të bërit biznes në vendin tonë. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 11:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim futbollistët e FC Drita, të cilët të dielën u shpallën kampion. (Zyra e Kryetarit, objekti i ish-gjykatës, ora 12:00)

- Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në  Kosovë, Qemal Minxhozi viziton komunën e Dragashit, ku do të pritet nga kryetari i komunës, z. Shaban Shabani (Komuna e Dragashit, ora12:30)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj merr pjesë më inaugurimin e rrugës Krushevë-Shishtavec, e financuar nga BE. (Krushevë, Komuna Dragashit, ora 15:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp do të flasë me rastin e ceremonisë zyrtare që do të shënojë partneritetin me Cacttus Education. (Cacttus Education, rr. Bashkim Fehmiu. Arberia 3, BC2/11, nr. 4,  ora 16:45)

- Dega e OVL te UÇK-së në Kaçanik në bashkëpunim me SHIL, SHFD, institucionet komunale organizon orë përkujtimore me rastin e 19 të rënies heroike të dëshmorëve: Danush Kurtaj, Mejdi Dalloshi, Tefik Raka, Avdylgafurr Luma dhe Suad Brava, të rënë në Masakrën e Dubravës së Istogut me 22 maj ’99. (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik, ora 17:00)

- Bëhen homazhe me rastin e 19 të rënies heroike të dëshmorëve të rënë në Masakrën e Dubravës së Istogut me 22 maj ’99. (Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve, ora 18:30)