25 Prill 2024

Ambasadori norvegjez mbështet sistemin e drejtësisë në Kosovë

Prishtinë, 11 prill - Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK)), Nehat Idrizi dhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot kanë pritur në takim Ambasadorin  norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

Kryesuesi Idrizi dhe Isufaj shprehën mirëseardhje Ambasadorit norvegjez dhe e falënderuan për bashkëpunimin e vazhdueshëm që kanë pasur të dy këshillat me shtetin e Norvegjisë edhe në të kaluarën.

Gjithashtu, ata falënderuan për mbështetjen që i kanë dhënë sistemit të drejtësisë, në veçanti projektit TIK/SMIL, ku donatorë kryesorë i këtij projekti është ambasada norvegjeze dhe se ky projekt vlerësohet si shumë i rëndësishëm duke e cilësuar si një shtyllë transparente për sistemin gjyqësor dhe prokurorial në vendin tonë.

Gjatë këtij takimi, Ambasadori u njoftua për së afërmi për projektin e SMIL-it dhe për të gjitha prioritetet tjera që kanë të dy këshillat, të dy kryesuesit paraqiten qëndrimet e tyre, se  KGJK dhe KPK do të jenë të përkushtuar që më të gjitha kapacitetet e veta përkundër sfidave që do të hasin, projekti SMIL do të mbetet prioritet për tu realizuar.

Ambasadori i Qeverisë Norvegjeze,  Sjaastad, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për të realizuar këtë Projekt, me qëllim të rritjes së efikasitetit të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Me implementimin e projektit SMIL synohet të rritet përformanca dhe efikasiteti i gjykatave dhe prokurorive, gjithashtu, sistemi do të mundëson raporte të sakta dhe të shpejta për punën e bërë. Dhe në fund qytetarët do të kenë besimin se lëndët e tyre do të trajtohen me rend, pa diskriminime dhe në afate të pranueshme kohore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)