25 Prill 2024

Ambasadori italian siguroi ministrin Sefaj për mbështetjen e Italisë

Prishtinë, 26 shtator - Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim njoftues ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin e të dyja vendeve për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës.

Gjatë këtij takimi, në veçanti u bisedua për riatdhesimin e personave të kthyer në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Flamur Sefaj falënderoi ambasadorin Sardi në ndihmën e dhënë në procesin e riatdhesimit të personave të rikthyer.

Ambasadori italian siguroi ministrin Sefaj për mbështetje të vazhdueshme të Italisë dhe avancimin e bashkëpunimit të të dyja vendeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)