04 Korrik 2020

Ambasada e ShBA-ve dhuron pajisje për prokurorë dhe strehimore të dhunës në familje

Prishtinë, 27 maj - Sot përfaqësues nga Zyra e Programit Ndërkombëtar të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Ambasadës së Sh.B.A.-ve dhuruan kompjutera laptopë dhe pajisje tjera për prokurorë, mbrojtësit e viktimave dhe strehimoreve të dhunës në familje për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje.

Prokurorët dhe mbrojtësit e viktimave do të përdorin laptopët për t'u përgjigjur sa më shpejt incidenteve, të cilat shpesh ndodhin jashtë orarit të zakonshëm të punës.

Kjo do t'u mundësojë prokurorëve të iniciojnë akuza kundër abuzuesve menjëherë.

Strehimoret e dhunës në familje do të përdorin pajisjet për t'iu përgjigjur nevojave të viktimave të cilave u  ofrojnë strehim, në veçanti për t'i mundësuar fëmijëve viktima të vijojnë mësimin në distancë.

Rritja e theksuar e rasteve të dhunës në familje gjatë COVID-19 është alarmante. Nëse ju ose dikush që njihni vuan nga abuzimi në familje, kërkoni ndihmë duke telefonuar Linjën e Shërbimit falas në 0800 011 112 ose Policinë në 192 ose 0800 19 999.

Të gjithë meritojnë të jenë të sigurt në shtëpinë e tyre. #WeAreHereWithYou. (NeJemiMeJu)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Korrik 2020

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", do të organizojë aktivitet në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA ku aktiviteti fillon me pastrimin e sheshit Bill Clinton nga zjarrfikësat e Prishtinës. (Sheshit Bill Clinton, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do të bëjë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”, bashkë me grupin e çiklistëve “Marakli t’biçikletave”. (Parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA pjestarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinë do ta ngrisin flamurin. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00)
 
- Kryeministri merr pjesë në fillmin e fushatë së korrje shirjeve në Kosovë. (Zona Industriale në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës, ora 14:00)