19 Prill 2024

A.M dhe J.Xh akuzohen për organizim dhe pjesëmarrja në grup terrorist

Prishtinë, 23 dhjetor - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot dy aktakuza në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurave A.M dhe J.Xh për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grup terrorist, sipas nenit 143, paragrafit 2 të KPRK-së.

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura A.M, më 14 dhjetor 2014, me dashje dhe vetëdije të plotë ka lëshuar vendbanimin e përhershëm të saj në Republikën e Kosovës dhe përmes Aeroportit të Shkupit ka udhëtuar për në Stamboll, ku përmes Republikës së Turqisë ka hyrë në Siri dhe është takuar me bashkëshortin e saj, i cili e kishte pritur atje, me qëllim që t’i bashkohet organizatës terroriste, ISIS, nga e cila është financuar rregullisht me shumën e të hollave prej  200 - 300 euro në muaj.

Ndërkaq, e pandehura J.Xh, më 27 dhjetor 2014, me dashje dhe vetëdije të plotë ka lëshuar vendbanimin e përhershëm të saj në Republikën e Kosovës dhe së bashku me bashkëshortin e saj, me veturën ku kane qenë edhe tre persona të tjerë, kanë kaluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pastaj nga Aeroporti i Shkupit ka udhëtuar me aeroplan në Stamboll dhe nga aty me autobus ka arritur në qytetin Gaziantep, pastaj me veturë ka hyrë në Siri, ku i është bashkangjitur organizatës terroriste, ISIS, nga e cila organizatë është financuar rregullisht.

Me këto veprime të pandehurat A.M dhe J.Xh kanë kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, sipas nenit 143, paragrafi 2 të KPRK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)