21 Tetor 2019

Alija dhe Laskaj bisedojn për lehtësimin e procedurave të kontrollit në kufi

Prizren, 18 korrik - Në kuadër të bashkëpunimit dhe parandalimit të krimit në nivel rajonal, sot në Morinë, Republika e Shqipërisë, është zhvilluar një takim ndërmjet drejtorit rajonal të Prizrenit kolonel Faton Alija dhe drejtorit rajonal të Kukësit, Zef Laskaj.
 
Takimi kishte karakter bashkëpunues në disa fusha, e në veçanti shkëmbimi i informacioneve për disa nga rastet e fundit që kanë ndodhur në dy rajonet, Prizren dhe Kukës.

Gjatë këtij takimi palët u njoftuan mbi zhvillimet e planit operativ “Sezoni veror 2019”, masat e ndërmarra dhe ngritja e shërbimeve efikase për të qenë në shërbim të qytetarëve në të dy anët e kufirit. 

Përveç angazhimeve në parandalimin e krimeve të ndryshme, u diskutua edhe për komunikacionin rrugor dhe fluksin gjatë verës, për pritjen e bashkatdhetarëve, lehtësimin e procedurave të kontrollit dhe turistët nga Kosova të cilët shfrytëzojnë aksin rrugor Morinë-Kukës.

Në këtë aks rrugor për shkak të punimeve që janë duke u zhvilluar është kërkuar nga Policia e Shqipërisë që të apelohet te drejtuesit e mjeteve nga Kosova që të jenë të kujdesshëm, pasi për shkak të pengesave në rrugë, në disa vende ka ngushtime të rrugës siç janë urat dhe pjesët tjera në ndërtim e sipër, andaj duhet të jenë të kujdesshëm në shpejtësinë e lëvizjes për të evituar aksidentet rrugore të mundshme.

Në fund palët ranë dakord që edhe në të ardhmen të zhvillohen takime të tilla, për të qenë në shërbim dhe sa më afër qytetarëve.      

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2019  - Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN Women-it, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Familja Hoxha mban konferencë për media për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatin e Remzi Hoxhes. (Hotel The Plaza Tirana, orën 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra. (Zyra e kryetarit, ora 11:45)

- Aleanca Kosovare e Biznesve dhe Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet  organizojnë ceremoninë zyrtare të vlerësimit për Vasfije Krasniqi-Goodman si Misionare e Paqës. (Zyrat e Misionit Diplomatik në Tiranë, rruga Donika Kastrioti, P14 Ap.3E, ora 12:00)