02 Qershor 2020

Aktivistë me performancë vetëdijësuese kundër dhunës ndaj grave

Prishtinë, 14 janar - Aktivistë të cilët janë bashkuar përmes faqes “Dhunuesi je ti” do të këndojnë sot përpara Qeverisë së Kosovës himnin feminist “Dhunuesi je ti” apo “Një dhunues në rrugën tonde” i grupit 'Las tesis' nga Kili e cila është protestë dhe përpjekje për të ngritë vetëdijen kundër dhunës ndaj grave.

Dhuna ndaj grave në çdo formë është cënimi ma i madh që u bëhet atyre! Të drejtat e grave, githandej në botë, vazhdojnë të cënohen.

Gratë po vriten çdo ditë si pasojë e sistemit shtypës social e shtetëror që po e legjitimon këtë shtypje.

Në Kosovë, vetëm gjatë tre viteve të fundit janë vrarë 11 gra si pasojë e dhunës në familje. Në këtë periudhë ka pasur 3394 gra që kanë raportuar dhunën.

Në Kosovë, por edhe kudo në botë, dhuna vazhdon të mos njihet në të gjitha format e saj. E kujtojmë që dhuna seksuale, emocionale, ekonomike e fizike që ushtrohet ndaj grave normalizohet nga shoqëria dhe shteti ynë cdo ditë. Viktimat vazhdojnë të fajësohen e dhunuesit nuk dënohen!

"Me fjalët “Dhunuesi je ti!” ne i drejtohemi institucioneve tona që shtypin e dhunojnë gratë, si ato shtetërore e shoqërore. Me këtë thirrje, ne i bashkangjitemi zërit të grave gjithandej globit në përpjekje për t’u dëgjuar si një zë i fuqishëm që kundërshton një jetë me dhunë në çdo formë."

“Prandaj, ne, Çikat dhe gratë e Kosovës po mblidhemi e po e performojmë këtë kangë bashkë! Po e protestojmë Ò«do institucion që ka dhunu gratë për së dyti kur s’kanë ofru ndihmë e drejtësi e që vazhdojnë me bo të njejtën sot e kësaj dite! Sa ma shumë prej zërave tonë, aq ma shumë jehonë. Jehonë për barazi e drejtësi! Shteti shtypës është dhunues!”, theksojnë këta aktivistë.

Kjo iniciativë është ndërmarrë nga aktivistë të cilët janë bashkuar përmes faqes “Dhunuesi je ti”.

Faqja “Dhunuesi je ti” është kriju për me e koordinu performancën e himnit global feminist "Një dhunues në rrugën tonde" në Prishtinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2020 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Lëvizja Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion “Duam Zgjedhje” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Holli i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 10:00) 

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Dardania. (Lagja Dardania, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 16:30)