18 Prill 2024

Aktakuzë për vjedhje grabitqare në Pejë

Pejë, 29 nëntor - Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër Xh.B.,A.B., E.Z., për veprën penale “Vjedhje grabitqare”, nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, ma datën 10 nëntor të viti 2018,rreth orës 10:00 të mëngjesit në fshatin  Vitomericë të Komunës së Pejës, tre të pandehurit duke vepruar në grup dhe me armë kryejnë vjedhje grabitqare në dëm të dëmtuarës R.A., në atë mënyrë që pasi dy të pandehurit Xh.B. dhe A.B. njoftohen nga i pandehuri E.Z. ,se halla e tij/e dëmtuara R.A. kishte shitur lopët dhe djemtë e saj i kanë dërguar të holla nga diaspora dhe tek e njëjta mund ti gjejnë shumën prej 4500 euro, ashtu që i pandehuri E.Z. i dërgon në shtëpinë e të dëmtuarës dy të pandehurit ,gjersa vet largohet nga vendi i ngjarjes.

Dy të pandehurit Xh.B. dhe A.B. me maska dhe armë hynë në shtëpinë e të dëmtuarës e cila nga oborri i shtëpisë e dëgjon zhurmën, dhe pasi futet brenda shtëpisë, i pandehuri Xh.B  i’a mbyll gojën me dorë dhe nga e njëjta kërkon para, ndërsa e dëmtuara R.Z. ik nga dritarja duke kërkuar ndihmë, e cila dëgjohet nga një kushëri i saj, i cili e raporton policinë, ku të pandehurit Xh.B. dhe A.B. arrestohen nga policia 200-300 metra larg vendit të ngjarjes.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se tre të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)