24 Prill 2024

Aktakuzë për veprën penale mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë

Prizren, 29 shtator - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër zyrtarëve S.K., drejtor i Inspeksionit në Komunën e Suharekës dhe V.K. asambleist në Asamblenë Komunale të Prizrenit,

Sipas aktakuzës,  S.K dhe V.K., akuzohen pasi që nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dobisë së tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare, duke mos i paraqitur brenda afatit për paraqitjen e deklaratës për periudhën e vitit 2016,  edhe pse këtë është dashur ta bëjnë deri më datën 31.03.2017, edhe përkundër asaj që të njëjtit kanë qenë të njoftuar – paralajmëruar nga ana e Agjencionit Kundër Korrupsionit.

S.K dhe V.K., Me këto veprime kanë kryer veprën penale mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare nga neni 437 paragrafi 1 të KP-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)