24 Prill 2024

Aktakuzë për veprën penale fajde

Pejë, 6 shkurt – Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.B., për shkak të veprës penale “Fajdeja”, nga neni 331, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri K.B., nga muaji shkurt e gjerë në muajin shtator të vitit  2019, u ka dhënë pesë (5) personave shuma të ndryshme të parave me fajde, me kamata mujore nga 10 deri në 20 %, derisa njëri nga të dëmtuarit  nuk kishte mundësi t’ia  paguante të pandehurit shumën prej tridhjetegjashtë (36.000) mijë  eurove, sipas kamatës prej 20%, e pas presionit të vazhdueshëm nga i pandehuri për realizimin e pagesës, i dëmtuari raporton rastin në organet e hetuesisë.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri  ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpallën fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)