18 Prill 2024

Aktakuzë për veprat penale ‘’Grabitja’’ dhe ‘’Grabitja në tentativë’’

Gjilan, 24 tetor - Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, sot ka ngritur aktakuzë, ndaj katër personave, të pandehurve F.S., L.M., L.H. dhe S.H., të cilët me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror kanë kryer veprat penale ‘’Grabitja’’ dhe ‘’Grabitja në tentativë’’.

Sipas aktakuzës, të pandehurit F.S., L.M., L.H. dhe S.H., më 03 korrik 2019, rreth orës 18:30 minuta, në Gjilan, në bashkëveprim dhe me përgatitje paraprake, kanë kryer grabitje, në atë mënyrë që të pandehurit L.H. dhe S.H., i kanë udhëzuar të pandehurit L.M. dhe F.S, në shtëpinë ku do të kryenin grabitjen, të cilët të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e të dëmtuarit S.S., ku nën kanosje dhe ushtrim të dhunës ndaj të dëmtuarës H.S., marrin para në shumë prej 65.000 €, 1.000 CHF, si dhe sasi të konsiderueshme ari, me ç’rast pas grabitjes së bashku me një person tjetër janë mbledhur në banesën e të pandehurit L.M., në Fushë Kosovë, për të ndarë paratë e vjedhura.

Në këtë mënyrë të pandehurit kanë kryer veprën penale ‘’Grabitja’’ nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, të pandehurit F.S. dhe L.M., më 11 korrik 2019, rreth orës 18:05 minuta, në Postën e Kosovës, në rrugën  “Balzaku”, në Gjilan, të maskuar dhe të armatosur me një revole kanë kryer grabitje, ashtu që fillimisht i sulmojë fizikisht punëtorët e kësaj pike të Postës,  e më pas nga arka marrin 300 €, dhe largohen nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime, të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘’Grabitja’’ nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të KPRK-së.

Të pandehurit F.S. dhe L.M., akuzohen edhe për veprën penale ‘’Grabitja në tentativë’’ nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 28 të KPRK-së, pasi që më 04 qershor 2019, rreth orës 02:10 minuta, në objektin e fabrikës ‘’Fluidi’’, në fshatin Velekincë, kanë tentuar të kryejnë grabitje, ashtu që fillimisht me forcë hapin derën e fabrikës, mirëpo për shkak të zhurmës e cila është shkaktuar gjatë hapjes së derës, të njëjtit janë hetuar nga sigurimi, ku pas kësaj të pandehurit kanë shkrepur me armë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)